AIDA ju informon mbi trajnimin “Përgatitja e grave për transformimin dixhital”, që ofrohet nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA).
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ju informon mbi trajnimin “Përgatitja e grave për transformimin dixhital”, që ofrohet nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA).
Women Going Digital është një trajnim online i certifikuar që ka në synim gratë që duan të zgjerojnë njohuritë dhe ekspertizën e tyre në tema që lidhen me transformimin dixhital. Kursi është i ndarë në 16 module, të përbërë nga video, podkaste dhe një revistë digjitale për secilin modul në gjuhën shqipe dhe maqedonase, të cilat mund të përdoren në mënyrë jo të sinkronizuar në çdo kohë.
Grupi i synuar i trajnimit janë gra nga fushat e administratës, prodhimit dhe bujqësisë në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri, të cilat dëshirojnë të marrin pjesë në diskutime dhe vendimmarrje në lidhje me implementimin dhe zbatimin e zgjidhjeve dixhitale në organizatat ose kompanitë e tyre.
Kick-Off Event (online)
Data: 13 Qershor 2024 ora 09:00
Regjistrimi mund të bëhet në link: https://lnkd.in/d8FSuwx3
Gjuha e aktivitetit: Anglisht
Trajnimi ofrohet pa pagesë.
Axhendën e gjeni në faqen zyrtare: www.diha.al