Vizita në kompani në kuadër të pjësëmarrjes në panairin “IFEMA MOMAD Fashion Madrid” shtator 2024

Vizita në kompani në kuadër të pjësëmarrjes në panairin “IFEMA MOMAD Fashion Madrid” shtator 2024,

AIDA po mbështet aktivisht eksportuesit shqiptarë për të eksportuar në tregjet e BE-së. Përgatitja e mirë e eksportuesve shqiptarë është shumë e rëndësishme për projektin tonë të ri, IFEMA MOMAD Fashion Madrid, nga data 13-15 Shtator, Qëllimi ynë është të promovojmë sektorin e prodhimit të modës dhe të ndihmojmë kompanitë të aksesojnë tregje të reja, të mësojnë për tendencat e reja dhe të zhvillojmë marrëdhënie me organizatat partnere të biznesit (BSO) në tregun evropian për të mundësuar ngjarje sektoriale të përbashkëta dhe aktivitete promocionale.

Në datat 23-25 maj, AIDA-s dhe SIPPO-s së bashku me ekspertë, vizituan kompanitë bashkë-ekspozuese “EFA Solution” , “Krienko – Bluesky shpk”, “ Tailor Fashion” dhe” A&M Fashion” . Synimi ynë ishte të kuptonim nevojat e tyre të biznesit dhe të ofronim njohuri mbi tendencat e modës dhe qëndrueshmërisë, materialet promocionale dhe ide për zhvillimin e biznesit përmes takimeve B2B. Bashkëpunimi i AIDA-s me SIPPO dhe PROEKSPORT si ekip është thelbësor për të ofruar mbështetje të rëndësishme për kompanitë eksportuese në kapjen e mundësive të tregut gjatë këtyre kohërave sfiduese.

Shqipëria ka një potencial të madh për outsourcing dhe investime në sektorin e prodhimit të veshjeve. Ajo ofron energji 100% të rinovueshme, ekspertizë të nivelit të mesëm dhe të lartë, dhe afërsi me tregjet e BE-së. AIDA inkurajon kompanitë e tjera të na bashkohen për të shfrytëzuar potencialin “Made in Albania” për sukses ndërkombëtar.

 

BACK TO NEWS