AIDA, ditën e sotme mirëpriti me kënaqësi në zyrat tona përfaqësuesit e kompanisë holandeze ECO PLANT.

Në kuader të aistencës që Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ofron për investitorët e huaj, ditën e sotme mirëpritëm me kënaqësi në zyrat tona përfaqësuesit e kompanisë holandeze ECO PLANT.

AIDA bashkë me MIE, Bashkia Tiranë dhe Universitetin e Politeknikut në Tiranë, zhvilloi një takim me fokus zgjerimin e projekteve dhe të investimeve të kësaj kompanie. Aktualisht ECO PLANT me financim të SHELL Albania ka bërë të mundur ndërtimin e paneleve diellore në qytetin e Beratit, ku veçantia e këtyre paneleve për prodhimin e energjisë, është se ato janë në formën e një luleje.

Znj. Laura Saro, Drejtor Ekzekutiv i AIDA, i garantoi kompanisë mbështetjen nga AIDA në çdo hap të nevojshëm për kompaninë në zbatimin e planeve të mëtejshme.

Në përfundim të takimit, palët dakordësuan për bashkëpunim në të ardhmen.

 

 

BACK TO NEWS