Ditën e sotme, pranë zyrave të AIDA u mbajt aktiviteti përmbyllës i trajnimeve të realizuara në kuadër të projektit “Aftësi për Punësim të Qendrueshëm dhe Rritje Ekonomike Gjithëpërfshirëse të Rajonit Ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi – Aftësi për Punësim Shqipëri – Mal i Zi”.

Të rinjtë nga zonat e bashkive Shkodër, Vau i Dejës dhe Malësi e Madhe, që kanë qenë pjesëmarrës në trajnimet e zhvilluara në periudhën prill-qershor 2024, për zhvillimin e aftësive sipërmarrëse dhe përgatitjen e planeve të biznesit me qëllim fillimin e një tij, prezantuan idetë e tyre në aktivitetin e sotëm.
Znj. Laura Saro, Drejtor Ekzekutiv i AIDA, përshëndeti dhe inkurajoi të rinjtë pjesë e projektit, duke i ofruar mbështetjen nga AIDA edhe më tej, kur plani i tyre të jetë një biznes konkret.
Në përfundim, u ndanë certifikatat për pjesëmarrësit në trajnim, si dhe cmimet fituese për 5 planet më të mira të biznesit. Fituesit përfituan finacim deri në vlerën 3000 euro për planin e tyre të biznesit, që do vijojë të ndiqet nga AIDA.