AIDA, në bashkëpunim me partnerët e saj ITC dhe SIPPO Albania, së bashku me 8 kompani shqiptare, do marrin pjesë për herë të parë me një stendë në panairin FI NORTH AMERICA 2024

AIDA, në bashkëpunim me partnerët e saj ITC dhe SIPPO Albania, së bashku me 8 kompani shqiptare, do marrin pjesë për herë të parë me një stendë në panairin FI NORTH AMERICA 2024, që do të zhvillohet në datat 30-31 Tetor 2024, në Las Vegas, SHBA.
Në kuadër të përgatitjes për pjesëmarrjen në ketë panair, AIDA bashkë me International Trade Center (ITC) dhe Swiss Import Promotion Programme Albania (SIPPO), realizoi takimin e parë me kompanitë shqiptare të sektorit të Bimëve Mjekësore Aromatike dhe të Vajit të Ullirit, që do të jenë pjesëmarrëse në panair. ITC dhe SIPPO do të ofrojë asistencën tyre financiare dhe teknike për këto kompani, duke i asistuar për një pjesëmarrje sa më efektive në këtë panair. Gjatë takimit, u realizua koordinimi dhe këshillimi i kompanive mbi fazat e organizimit dhe realizimit të pjesëmarrjes.
Ky takim, ishte hapi i parë i punës përgatitore që do ndiqet në vijim, me qëllim përfaqësimin sa më dinjitoz të Shqipërisë në këtë panair të rëndësishëm të sektorëve të Bimëve Mjekësore Aromatike dhe Vajit të Ullirit.
BACK TO NEWS