AIDA zhvillon takime pranë kompanive Alwin sh.p.k dhe Selio sh.p.k
AIDA zhvillon takime pranë kompanive Alwin sh.p.k dhe Selio sh.p.k
Në një iniciativë për të mbështetur zhvillimin e sektorit të manifakturës, AIDA së bashku me Bashkinë Kamëz ka zhvilluar takime të frytshme me dy kompani të rëndësishme: Alwin sh.p.k. dhe SELIO sh.p.k.
Takimet pranë bizneseve synojnë njohjen me aktivitetin, numrin e punonjësve, problemet që mund të hasin gjatë implementimit të projekteve përkatëse si dhe sugjerimet që mund të kenë për institucionet.
Të dyja kompanitë planifikojnë të rinvestojnë përmes zgjerimit të hapësirës aktuale ku operojnë si hallkë shumë e rëndësishme ndërlidhëse mes biznesit dhe enteve shtetërore. AIDA do t’i asistojë kompanitë për zgjidhjen e shpejtë të çdo problematike, duke kursyer kohë dhe reduktuar procedura, në funksion të mbarëvajtjes së investimit dhe planit të biznesit, duke synuar zgjerimin e mëtejshëm.