Ftesë për pjesëmarrje në Panairin “ARTIGIANO IN FIERA”, 30 nëntor-8 dhjetor 2024, Milano, Itali
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), planifikon pjesëmarrjen me stendë të Shqipërisë në një nga panairet më të mëdhenj dedikuar sektorit të artizanatit.
Data:30 nëntor – 8 dhjetor 2024
Vëndi: Milano, Itali
Ky panair konsiderohet si një mundësi e jashtëzakonshme për sa i përket shikueshmërisë me mbi 1 milionë vizitorë dhe rreth 2 550 kompani nga 86 vende të botës.
Kompanitë pjesëmarrëse do të kenë mundësi të promovojnë dhe të shesin produktet e tyre drejtpërdrejtë duke testuar një treg të ri, që mundëson rritje të numrit të shitjeve dhe shikueshmërinë e biznesit të tyre.
Stenda shqiptare do të përfaqësohet nga një numër i limituar kompanish mikro, të vogla dhe të mesme, të cilat në momentin e shprehjes së interesit, duhet të dorëzojnë:
-Certifikatën e regjistrimit, me nr. NIPT, të rifreskuar dhe me status aktiv;
-Foto cilësore të produkteve të tyre, ambientit të punës dhe fazave të prodhimit të produkteve (format png, 3MB ose më shumë).
– Logo të kompanisë (format pdf ose svg).
Produktet që do të shiten gjatë ditëve të panairit, duhet të jenë të pajisura me etiketë shpjeguese si dhe çmimin (euro) përkatës.
Për më shumë informacion, lutemi të vizitoni faqen zyrtare të panairit në linkun: Link
Kompanitë e interesuara për të qenë pjesëmarrës në këtë event, duhet të dërgojnë shprehjen e interesit në adresën e emailit info@aida.gov.al brenda datës 12.09.2024.