Ftesë për pjesëmarrje në Panairin “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin, 2-3 Tetor 2024
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju informon se në datat 2-3 Tetor 2024, do të zhvillohet panairi dy ditor “Global Albanian Gastronomy Festival” në Arena Halle, Berlin Gjermani.
Pjesëmarrja në këtë panair do t’i mundësojë kompanive shqiptare që bëjnë mobilje, design, uniforma, paketime, prodhim të pijeve dhe ushqimeve, produkte vendore të të gjithë llojeve, shërbime ICT, etj., të zhvillojnë mundësi biznesi me diasporën shqiptare të suksesshme në gastronomi kudo në botë (pronar, menaxher hotelesh, baresh, restorantesh), si dhe biznese gjermane të këtij sektori.
Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare të panairit: GAGF (gagfestival.com), ose kontaktoni në adresën e email-it sales@globalaevent.com