Kompania spanjolle A&A Architecture në sesion B2B me kompani shqiptare ndërtimi

Kompania spanjolle A&A Architecture në sesion B2B me kompani shqiptare ndërtimi
Kompania tepër inovative spanjolle A & A Architecture ka prezantuar teknologjinë e avancuar X Panel Building Technologies për katër kompani të rëndësishme shqiptare. Ky prezantim ofroi një pasqyrë të detajuar mbi sistemin X Panel, i cili përfaqëson një zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme për ndërtimin, duke ofruar përfitime të shumta si kursime në kosto dhe kohë, si dhe një izolim të shkëlqyer termo-akustik. Pas prezantimit, A & A Architecture pati mundësinë të zhvillonte takime B2B me kompanitë shqiptare të ndërtimit, që ishin prezente në takim.🤝
A & A Architecture ka shprehur interesin për të investuar në Shqipëri, duke ndërtuar një fabrikë për prodhimin e këtyre paneleve. Ky investim pritet të shënojë një hap drejt inovacionit dhe përparimit në sektorin e ndërtimit në vendin tonë, pasi sistemi i X Panel është projektuar për të përmirësuar efikasitetin e ndërtimit dhe për të reduktuar ndikimin mjedisor, duke ofruar një alternativë të qëndrueshme dhe të avancuar për ndërtimin e strukturave.
Për të mbështetur këtë iniciativë, AIDA po ofron asistencë të vazhdueshme për kompaninë, duke ndihmuar në krijimin e një infrastrukture të fortë për këtë teknologji të re. Ky projekt pritet të kontribuojë në zhvillimin e praktikave të qëndrueshme të ndërtimit dhe në përmirësimin e standardeve të ndërtimit në Shqipëri.

BACK TO NEWS