AIDA është këtu për ju me angazhimin e vazhdueshëm për t’ju mbështetur në rrugën tuaj drejt suksesit.

Jeni investitor i huaj që ushtroni aktivitetin në Shqipëri?
AIDA është këtu për ju me angazhimin e vazhdueshëm për t’ju mbështetur në rrugën tuaj drejt suksesit, ndaj kemi kënaqësinë të njoftojmë se do të nisim me një nismëm të re për ju, “Investor Support Days” në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe ambasadat e huaja në vend dhe dhomat bilaterale të tregtisë.
Këto evente janë të dedikuara për ju, duke ofruar mundësinë për takime drejtpërdrejt me zyrtarët tanë, për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në biznesin tuaj. Përveç takimeve, do të organizohen edhe vizita në terren për të parë nga afër proceset e punës së kompanive tuaja.
Ne jemi partneri juaj në rrugëtimin tuaj të investimit në Shqipëri! Shfletoni kalendarin tonë, gjeni datat e shtetit tuaj dhe na kontaktoni për t’u bërë pjesë e takimeve të shtetit tuaj përkatës. Në vijim do publikohen ditët e secilit takim!
BACK TO NEWS