Jeni investitorë që ushtroni aktivitetin në Shqipëri?
Jeni investitorë që ushtroni aktivitetin në Shqipëri?
AIDA është këtu për ju me angazhimin e vazhdueshëm për t’ju mbështetur në rrugën tuaj drejt suksesit! Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se më datë 23 tetor 2024 do të zhvillohet “Dita e Mbështetjes për Investitorët Turq” në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Shtetit për Pushtetin Vendor, si dhe ambasadën turke në Shqipëri dhe MUSIAD.



Ky event do të trajtojë sfidat kryesore të biznesit me të cilat përballen kompanitë turke që operojnë në Shqipëri, me fokus në përmirësimin e klimës së investimeve. Këto ngjarje janë të dedikuara për ju, ndaj ju ftojmë të diskutoni sfidat dhe mundësitë në biznesin tuaj.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Z. Arbjan Mazniku, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Ministria e Financave
Korporata Shqiptare e Investimeve
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive
Ambasada e Turqisë në Shqipëri
MUSIAD
Ju mirëpresim!