“Angel Investors” dhe “Venture Capitalist” nga Tirana Slush’D në AIDA
AIDA si një partner i Tirana Slush’D, mirëpriti sot në takim, së bashku me z. Sokol Duma, Zëvendësministër i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe znj. Elira Kokona, Drejtoreshë Ekzekutive e Korporatës Shqiptare të Investimeve, “Angle Investors” dhe “Venture Capitalist” një ditë para eventit të madh.
Znj. Laura Saro, Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, prezantoi përmirësimin e klimës së investimeve dhe mundësitë që ofron Shqipëria për të bërë biznes, duke iu përgjigjur dhe pyetjeve të të pranishmëve. Znj. Kokona paraqiti projekte konkrete që AIC po zhvillon, nga ku mund të përfitojnë pjesëmarrësit, ndërsa z. Duma theksoi angazhimin e Ministrisë për avancimin e këtyre iniciativave.
Ky event është një mundësi për të inkurajuar sipërmarrjen dhe për të frymëzuar brezat e rinj në përballjen me sfida komplekse. AIDA fton të gjithë investitorët, studentët dhe ekspertët që të bashkohen në këtë iniciativë të rëndësishme, në Konferencën më të madhe të Startup-eve në Shqipëri, që do mbahet nesër tek Piramida e Tiranës.
Ju mirëpresim!