Tirana Slush’d 2024 Hap Dyert për Inovacion dhe Sipërmarrje
Tirana Slush’d 2024 Hap Dyert për Inovacion dhe Sipërmarrje
Sot, në Piramidën e Tiranës, u mbajt me sukses Tirana Slush’d 2024, një konferencë që bashkoi sipërmarrës, investitorë dhe ekspertë të industrisë, ku AIDA ishte partner.
Ky event u përshëndet nga figura të rëndësishme si z. Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë dhe znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
Znj. Laura Saro, Drejtoreshë Ekzekutive e AIDA, theksoi angazhimin për inovacion dhe përmirësimin e klimës së investimeve në Shqipëri, duke siguruar se AIDA është partneri juaj për t’ju mbështetur me investimin në Shqipëri. Znj. Saro ftoi të pranishmit duke i thënë së bashku mund të transformojmë Tiranën. Më tej, znj. Anuela Ristani, Zëvendës Kryetare e Tiranës, mbajti fjalën e saj të fokusuar tek inovacioni.
Gjatë eventit, u prezantuan raste suksesi dhe ide inovative nga folës të njohur, përfshirë z. Peter Vesterbacka dhe z. Walid O. El Cheikh. Pjesëmarrësit gjithashtu patën mundësinë të ndiheshin si investitorë në një punëtori të udhëhequr nga z. Ravik Mima.
Ky event shënoi një hap të rëndësishëm për forcimin e ekosistemit të startup-eve në Shqipëri dhe promovimin e mundësive të reja për zhvillim.