Në vazhdën e nismës Investors Support Days u mbajt sot në AIDA, takimi me investitorët grekë në vendin tonë.

Në vazhdën e nismës Investors Support Days u mbajt sot në AIDA, takimi me investitorët grekë në vendin tonë.🇬🇷
Në këtë takim të katërt të nismës ishin pjesëmarrës, kompanitë greke, që tashmë janë investitorë ekzistues në Shqipëri, përfaqësues nga MEKI (Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit), AKPA (Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive), Ministria e Financave, si dhe përfaqësues nga Ambasada Greke dhe HBAA (Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri).
Znj. Laura Saro, Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, analizoi strategjinë e investimeve greke në Shqipëri, të cilat kanë patur një zhvillim të qendrueshëm gjatë vitit 2023. Bazuar në këto tregues pozitivë znj. Saro fton investitorët grekë të riinvestojnë në vendin tonë, në sektorë strategjikë si: Energjia e Rinovueshme, Industria Minerare, Turizmi, Industria Përpunuese, Bujqësia, Transporti, si dhe sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
Znj. Vasilika Vjero, Zëvendësministre e Financave, theksoi mbështetjen për bashkëpunimin me investitorë të huaj për të patur një rritje të investimeve të reja dhe shtrirje të investimeve ekzistuese.
Z. Enkelejd Musabelliu, Zëvendësministër i MEKI, shprehu se iniciativa e “Investors Support Days”, është thelbësore për të kuptuar kërkesat e tregut të investimeve.
Më vonë takimi vijoi me diskutim dhe ngritje problematikash nga pjesëmarrësit.
Reformat e reja që po ndërmerren nga Qeveria Shqiptare janë në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit, rritjes së konkurrueshmërisë, rritjes së investimeve të huaja dhe fuqizimit të bizneseve vendase.
BACK TO NEWS