Produktet “Made in Albania” prezantohen për herë të parë në Kontinentin Amerikan në Panairin “Food Ingredients North America 2024”.
Produktet “Made in Albania” prezantohen për herë të parë në Kontinentin Amerikan në Panairin “Food Ingredients North America 2024”.
Kompanitë tona shkëlqyen dhe korrën një sukses historik për promovimin e produkteve shqiptare, duke marrë pjesë për herë të parë me pavijon në “Food Ingredients North America” në Las Vegas, më 30-31 Tetor 2024.
Kompanitë kryesore shqiptare në prodhimin e vajit të ullirit, bimëve mjekësore dhe aromatike, prezantuan produktet e tyre përpara mbi 18,500 vizitorëve nga e gjithë bota, duke nxjerrë në pah cilësinë e veçantë të prodhimeve shqiptare.
Kjo pjesëmarrje u organizua nga AIDA dhe u mbështet nga projekti i International Trade Centre (ITC) për Shqipërinë dhe SIPPO Albania, me qëllim nxitjen e eksporteve dhe zgjerimin e aksesit për SME-të shqiptare.
Falenderojmë gjithë pjesëmarrësit, mbështetësit dhe stafin tonë që realizuan këtë event kaq të rëndësishëm!