AIDA, ju fton në datat 6 – 9 Nëntor 2024, të jeni pjesëmarrës në edicionin e 30-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve!
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju fton në datat 6 – 9 Nëntor 2024, të jeni pjesëmarrës në edicionin e 30-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve!
Ky event zhvillohet në bashkëpunim me kompaninë Klik Ekspo Group që mundëson pjesëmarrjen e kompanive të mëdha ndërkombëtare nga Hungaria, Austria, North Macedonia, Montenegro, Italia, Kosova, Greqia etj.
Në datat 6-7 Nëntor 2024 në stendën e AIDA-s kompanitë pjesëmarrëse të artizanatit do të kenë mundësinë të ekspozojnë dhe të promovojnë produktet e tyre të prodhuara në Shqipëri.
ARTIZANE VAU DEJES
ELTON BARDHI PUNIME ARTIZANALE
KOSTUME POPULLORE JONI
GURI I ZI ALBANIA
FONDACIONI OAZ
MARGJELO FILIGRAN ALBANIA
Harta e ekspozuesve do të vlejë për të shumëfishuar marrëdhëniet tregtare dhe investimet, duke qenë pikë referimi për komunitetin vendas dhe atë ndërkombëtar të sipërmarrjes.
MOS MUNGONI!