AIDA ishte pjesë e Tryezës së Bashkëpunimit Rajonal në edicionin e 30 të Tirana International Fair

AIDA ishte pjesë e Tryezës së Bashkëpunimit Rajonal në edicionin e 30 të Tirana International Fair, ku fokusi i diskutimeve ishte lehtësimi i barrierave financiare për tregtinë mes vendeve të Ballkanit dhe më gjerë.
Znj. Fiona Beqiri, përfaqësoi AIDA në këtë tryezë,ku theksoi se bashkëpunimi rajonal është një mundësi e mirë për rritjen dhe zhvillmin ekonomik, ku Shqipëria është e përkushtuar të ndërtojë ura lidhëse në të gjithë Ballkanin, duke shfrytëzuar burimet unike, pozicionimin strategjik dhe fuqinë punëtore të kualifikuar për të kontribuar në mënyrë domethënëse për një ekonomi rajonale të fuqishme dhe të bashkuar. Në këtë proces, ajo theksoi se AIDA është e angazhuar të tërheqë investime të huaja, të mbështesë SME-të dhe të promovojë eksportet.
BACK TO NEWS