AIDA, pjesë e forumit të ABSL 2024: Europe at the Crossroads
AIDA, pjesë e forumit të ABSL 2024: Europe at the Crossroads
Gjatë datave 7-8 nëntor, përfaqësues të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) morën pjesë në forumin ABSL 2024: Europa në udhëkryq, me ftesë të ABSL Albania.
Ky event i rëndësishëm, i cili u organizua në Porto, Portugali, ofroi një platformë për të eksploruar rrugë të reja për industrinë e shërbimeve të biznesit në Evropë dhe për të forcuar lidhjet ndërkombëtare.
Gjatë forumit ekipi ynë zhvilloi takime të frytshme me AICEP Portugal Global dhe Invest Porto. Diskutimet tona u përqëndruan në forcimin e partneriteteve, ndarjen e praktikave më të mira dhe eksplorimin e mundësive për bashkëpunim midis Shqipërisë dhe Portugalisë.
Gjithashtu, AIDA organizoi takim me ABSL Albania, gjatë të cilit u dakordësua nënshkrimi i një MoU.
AIDA mbetet e përkushtuar në nxitjen e partneriteteve ndërkombëtare dhe pozicionimin e Shqipërisë si një destinacion strategjik dhe dinamik investimi në Evropën Juglindore.