Jeni investitorë që ushtroni aktivitetin në Shqipëri?

Jeni investitorë që ushtroni aktivitetin në Shqipëri?
AIDA është këtu për ju me angazhimin e vazhdueshëm për t’ju mbështetur në rrugën tuaj drejt suksesit! Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se më datë 14 nëntor 2024 do të zhvillohet “Dita e Mbështetjes për Investitorët Austriak” në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Shtetit për Pushtetin Vendor, si dhe ambasadën austriake në Shqipëri.
 Data: 14 nëntor 2024
 Ora: 11:00
 Vendi: Pranë zyrave të AIDA-s
Ky event do të trajtojë sfidat kryesore të biznesit me të cilat përballen kompanitë austriake që operojnë në Shqipëri, me fokus në përmirësimin e klimës së investimeve. Këto ngjarje janë të dedikuara për ju, ndaj ju ftojmë të diskutoni sfidat dhe mundësitë në biznesin tuaj.
Të pranishëm do të jenë përfaqësues nga:
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor
Ministria e Financave
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive
Ambasada Austriake në Shqipëri
Ju mirëpresim!
BACK TO NEWS