Misioni i suksesshëm i Investors Support Days, u realizua sot tek AIDA me investitorët austriakë dhe përfaqësues nga Ministritë dhe Ambasada Austriake Tiranë.
Misioni i suksesshëm i Investors Support Days, u realizua sot tek AIDA me investitorët austriakë dhe përfaqësues nga Ministritë dhe Ambasada Austriake Tiranë.
Në këtë takim të radhës ishin pjesëmarrës përfaqësues nga MEKI (Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit), DPT (Drejtoria e Përgjithshme e Tatmeve), përfaqësues nga Ambasada Austriake dhe biznese të mëdha austriake.
Znj. Laura Saro, Drejtoresha ekzekutive e AIDA-s, gjatë takimit theksoi gadishmërinë e AIDA-S për të realizuar projekt propozimet. Gjithashtu znj. Saro prezantoi projektet e fundit në bashkëpunim me Ministritë dhe investitorë potencialë, duke i ofruar mbështetje për zgjidhjen e problematikave të bizneseve austriake që operojnë në Shqipëri.
Znj.Monika Zach, Ambasadore e Republikës së Austrisë Tiranë, theksoi se marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Austrisë kanë pësuar një përmirësim të ndjeshëm. Por megjithatë, znj.Zach shtoi se ka hapësire që dy vendet të forcojnë më tej marrëdhëniet në disa sektorë me potencial të lartë zhvillimi.
Më vonë takimi vijoi me diskutime dhe ngritje problematikash ekzistuese duke propozuar zgjidhje konkrete dhe duke adresuar të gjithë të interesuarit drejt rrugëtimit që ata do duhet të kenë.