Jeni investitorë që ushtroni aktivitetin në Shqipëri?

Jeni investitorë që ushtroni aktivitetin në Shqipëri?

AIDA është këtu për ju me angazhimin e vazhdueshëm për t’ju mbështetur në rrugën tuaj drejt suksesit! Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se më datë 19 nëntor 2024 do të zhvillohet “Dita e Mbështetjes për Investitorët Hungarez” në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Shtetit për Pushtetin Vendor, si dhe ambasadën hungareze në Shqipëri.

🗓 Data: 19 nëntor 2024
⏰ Ora: 11:00
📍 Vendi: Pranë zyrave të AIDA-s

Ky event do të trajtojë sfidat kryesore të biznesit me të cilat përballen kompanitë hungareze që operojnë në Shqipëri, me fokus në përmirësimin e klimës së investimeve. Këto ngjarje janë të dedikuara për ju, ndaj ju ftojmë të diskutoni sfidat dhe mundësitë në biznesin tuaj.

Të pranishëm do të jenë përfaqësues nga:

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor
Ministria e Financave
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive
Ambasada Hungareze në Shqipëri

Ju mirëpresim!

#AIDA #Investime #Mbështetje #BiznesHungarez

BACK TO NEWS