AIDA bëri bashkë sot investitorët hungarez në Shqipëri, në kuadër të nismës Investors Support Days
AIDA bëri bashkë sot investitorët hungarez në Shqipëri, në kuadër të nismës Investors Support Days, ku ishin të pranishëm znj. Blerta Rama, Zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Sh. S. Znj. Martina Kasnyik, Ambasadore e Hungarisë në Shqipëri dhe përfaqësues nga Ministria e Financave.
Znj. Laura Saro, Drejtor Ekzekutiv i AIDA-s, theksoi angazhimin e AIDA-s për të ofruar mbështetje të plotë investitorëve hungarezë, duke u angazhuar në zgjidhjen e problematikave dhe promovimin e projekteve të reja.
Sh. S. Znj. Martina Kasnyik, Ambasadore e Hungarisë, vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe nënvizoi nevojën për zgjerimin e bashkëpunimit në sektorë me potencial të lartë.
Znj. Blerta Rama, Zëvendësministre e MEKI, garantoi angazhimin e ministrisë për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të adresuar çdo sfidë të investitorëve.
Ky event shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Hungarisë. AIDA vazhdon të jetë një partner strategjik për investitorët e huaj në Shqipëri.