Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit me Agjencinë Malazeze të Investimeve

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit me Agjencinë Malazeze të Investimeve ✍️
Sot pranë zyrave të AIDA, u zhvillua takimi për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes AIDA-s dhe Agjencisë Malazeze të Investimeve.
Znj. Laura Saro, Drejtore Ekzekutive e AIDA-s dhe Znj. Snežana Đurović nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet dy agjencive homologe. Të dyja palët shprehën gadishmërinë për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh.
Gjithashtu, Znj. Saro prezantoi projektet që po zhvillohen aktualisht, duke u ndalur te TEDA-t, sektori i turizmit dhe specifikat e investimeve strategjike.
Duke konsideruar rёndёsinё e projekteve të investimit në sektorë të ndryshëm në Shqipëri në funksion të zhvillimit ekonomik, promovimin e kompanive shqiptare dhe malazeze në tregjet përkatëse dhe sidomos shkëmbimin e informacionit, eksperiencave dhe praktikave më të mira në investim, palët u dakordësuan për thellim të raporteve dhe bashkëpunimit mes agjencive homologe.
BACK TO NEWS