Ftesë për pjesëmarrje në “Panairin e 5-të Ndërkombëtar të Pijeve Alkoolike”, në datat 16-18 maj 2025, Pekin.

Ftesë për pjesëmarrje në “Panairin e 5-të Ndërkombëtar të Pijeve Alkoolike”, në datat 16-18 maj 2025, Pekin.
 
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju informon se në datat 16-18 maj 2025, Ministria e Tregtisë së Republikës Popullore të Kinës në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Kinës për Qarkullimin e pijeve alkoolike, organizon Panairin e 5-të Ndërkombëtar të Pijeve Alkoolike.
Si një treg i madh për pije alkoolike konsumi, Pekini është i gatshëm të përmirësojë zhvillimin e ekuilibruar te sektorit ndërkombëtar te pijeve. Kjo nismë synon të forcojë tregtimin e produkteve, të nxisë rritjen e tregut brenda sektorit të pijeve alkoolike, si dhe promovimin e kulturës së pijeve; – ndaj kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer për biznese, kompani dhe sipërmarrës nga Shqipëria që të realizojnë vizita dhe takime duke patur mundesinë kështu të prezantojnë dhe promovojnë produktet e tyre alkoolike në një treg ndërkombëtar.
Për më shumë informacion rreth këtij eventi, regjistrimit, kushteve dhe programit, konsultoni materialin në këtë link.
BACK TO NEWS