AIDA nis zbatimin e projektit të financuar nga BE për rritjen e konkurrueshmërisë së NVM-ve shqiptare

AIDA nis zbatimin e projektit të financuar nga BE për rritjen e konkurrueshmërisë së NVM-ve shqiptare ✨
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në cilësinë e koordinatorit, ka nisur zbatimin e projektit EEN Albania, të financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti realizohet në bashkëpunim me një konsorcium partnerësh, përfshirë:
• Qendrën për Promovimin e Konkurrueshmërisë (CCP),
• Dhomën Ekonomike të Gruas (WECCA),
• Agjencinë Rajonale të Zhvillimit (RDA),
• Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Durrës (CCI Durrës),
• Agjencinë Kombëtare për Shkencë, Kërkim dhe Inovacion (AKKSHI).
Ky projekt synon të rrisë konkurrueshmërinë e NVM-ve shqiptare dhe të kontribuojë në zhvillimin e një ekosistemi ekonomik më të qëndrueshëm dhe mbështetës ndaj biznesit.
Fokus kryesor i projektit është zhvillimi i kapaciteteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në:
• Rritjen e prodhimit dhe fitimeve,
• Zhvillimin e qëndrueshëm,
• Krijimin e vendeve të reja të punës.
Aktivitetet e projektit përfshijnë:
• Zhvillimin e kapaciteteve të NVM-ve përmes trajnimeve dhe konsultimeve,
• Krijimin e partneriteteve strategjike,
• Organizimin e takimeve B2B dhe pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare,
• Evente për promovimin dhe lidhjen e biznesit.
Ky projekt do të ndihmojë në forcimin e pozitës së NVM-ve në tregjet vendase dhe ndërkombëtare, duke krijuar mundësi të reja për rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
BACK TO NEWS