Ftesë për pjesëmarrje në “Forumin Kulinar GastromoniX 2025”, në datat 18-22 shkurt 2025, Sofje, Bullgari

Ftesë për pjesëmarrje në “Forumin Kulinar GastromoniX 2025”, në datat 18-22 shkurt 2025, Sofje, Bullgari
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju informon se në datat 18-22 shkurt 2025 Shoqata Bullgare e Kuzhinierëve Profesionistë dhe Qendra Inter Expo do të zhvillojë Forumin Kulinar GastromoniX 2025 – “Shumëllojshmëria e kuzhinës mesdhetare”.
GastromoniX është një nga forumet më të spikatura për kuzhinën e lartë dhe kulturën e kuzhinës që zhvillohet që prej vitit 2016 në Bullgari. Forumi përfshin master-klasa nga kuzhinierë dhe ekspertë botërorë, si dhe prezantime me shfaqje gatim për tema të ndryshme.
Për vitin 2025 GastromoniX fton vendet e rajonit të Mesdheut të prezantojnë traditat e tyre të kuzhinës unike.
Gjatë katër ditëve, në katër salla të ekspozitës pronarët e hoteleve, restoranteve, kompanive të hotelierisë, kafeneve, klubeve, menaxherët e hipermarketeve do të gjejnë gjithçka që ata kanë nevojë për biznesin e tyre.
Pritet pjesëmarrja e mbi 16,000 profesionistëve nga sektorët e kulinarisë, restoranteve, hotelerisë dhe shitjes me pakicë të ushqimit.
Kompanitë e interesuara për të qenë pjesëmarrës në këtë event, duhet të dërgojnë shprehjen e interesit në adresën e emailit igerasimova@iec.bg
BACK TO NEWS