Ftesë për pjesëmarrje në “Edicionin e 4-ët të “FoodTech” dhe Edicionin e 2-të të “Global Pack”, në datat 07-10 nëntor 2025, Athinë, Greqi
Ftesë për pjesëmarrje në “Edicionin e 4-ët të “FoodTech” dhe Edicionin e 2-të të “Global Pack”, në datat 07-10 nëntor 2025, Athinë, Greqi
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju informon se në datat 07-10 nëntor 2025, “FORUM SA” organizon “Edicionin e 4-ët të “FoodTech” dhe Edicionin e 2-të të “Global Pack”, në Metropolitan Expo, Athinë.
FoodTech është një shfaqje tregtare ndërkombëtare që fokusohet në teknologjitë e prodhimit, përpunimit dhe trajtimit të Ushqimit dhe Pijeve.
Global Pack është një ekspozitë ndërkombëtare e paketimit që bashkon të gjithë zinxhirin e produkteve të paketimit, nga materialet dhe teknologjitë inovative deri te produktet inovative të përpunimit, tendencat më të fundit të dizajnit, printimit dhe pajisjeve efikase për ruajtjen dhe transportin e duhur të produkteve.
“FORUM SA” është organizatori kryesor i shfaqjeve tregtare në Greqi dhe filial i NürnbergMesse Group që operon për më shumë se 35 vjet në fushën e ekspozitave dhe publikimeve profesionale.
Edicioni 2023 FOODTECH & Global Pack numëroi 280 ekspozues dhe 15,180 vizitorë tregtarë nga të cilët 560 vizitorë ndërkombëtarë morën pjesë në më shumë se 3000 takime B2B.
Kjo nismë tërheq furnizuesit kryesorë nga Greqia dhe e gjithë bota që prodhojnë dhe tregtojnë produkte dhe shërbime të Teknologjisë dhe Përpunimit për industrinë e Pijeve dhe të Ushqimit.
Kjo është një mundësi shumë e mirë për biznese, kompani dhe sipërmarrës nga Shqipëria që të jenë pjesë e kësaj eksperience dhe të eksplorojë mundësitë e biznesit që rajoni i gjerë mund të ofrojë në sektorët e lartpërmendur.
Për më shumë informacion rreth eventit, vizitoni faqen www.forumsa.gr ose kontaktoni në adresën e email-it info@forumsa.gr