Kick-off Meeting: Match-Maker Albania 2025!

Kick-off Meeting: Match-Maker Albania 2025! 🇦🇱🌍💼
📍Përgatitjet për Match-Maker Albania 2025 kanë nisur!
🤝 Nën drejtimin e znj. Laura Saro, Drejtoreshë Ekzekutive e AIDA, dhe me mbështetjen e zv. Ministres së MEKI, znj. Blerta Rama, dhe zv. Ministrit të MEPJ, z. Endrit Yzeiraj, AIDA zhvilloi një takim të rëndësishëm me partnerët strategjikë për organizimin e këtij eventi kyç për biznesin dhe investimet.
📅 Më 27 mars 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, do të mirëpresim eksportues shqiptarë, investitorë dhe kompani ndërkombëtare për të krijuar lidhje të reja biznesi dhe mundësi investimi.
📈 Diskutuam mbi programin, hapësirat dhe strategjitë për të prezantuar Shqipërinë si një destinacion me potencial të lartë për eksport dhe investime! 🚀
🔥 Jemi gati të krijojmë mundësi të reja!
BACK TO NEWS