THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME: PROGRAMI MBËSHTETJE PËR ZHVILLIMIN E BIZNESIT ME FONDE PËR VITIN 2025

💡THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME: PROGRAMI MBËSHTETJE PËR ZHVILLIMIN E BIZNESIT ME FONDE PËR VITIN 2025
🔷Deri në fund të këtij muaji, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, mund të aplikojnë pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) për të përfituar fonde për mbështetjen e tyre, të financuara nga buxheti i shtetit:
SKEMA 1: MBËSHTETJE FINANCIARE PËR SHPENZIME KORRENTE
Vlera e financimit deri në 2,500,000 lekë;
Mbulimi i kostove 100%
SKEMA 2: MBËSHTETJE FINANCIARE PËR SHPENZIME KAPITALE
– PROJEKTE PËR KONKURRUESHMËRINË: Vlera e financimit deri në 1,500,000 lekë; Mbulimi i kostove 100%;
– PROJEKTE PËR ARTIZANATIN: Vlera e financimit deri në 1,000,000 lekë; Mbulimi i kostove 100%.
📧Aplikimi duhet të dorëzohet në rrugë elektronike në adresën ndermarrje@aida.gov.al, nënshkruar dhe vulosur nga aplikuesi, original ose kopje e njehsuar me origjinalin në formatin pdf.
⏳Afati i aplikimit deri më 28 shkurt 2025, ora 14:00.
🔗Për më shumë informacion mbi thirrjen dhe dokumentacionin, vizitoni: https://aida.gov.al/nmvm-eksporte/nmvm/fondet-e-aida-s/
BACK TO NEWS