Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, vizitoi stendën shqiptare në Expo Food 2025
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, vizitoi stendën shqiptare në Expo Food 2025, duke shprehur mbështetjen e saj për përfaqësimin e produkteve shqiptare në këtë ngjarje të rëndësishme.
Gjatë vizitës, ajo u takua me stafin e AIDA dhe me përfaqësuesit e gjashtë kompanive shqiptare pjesëmarrëse, të cilat prezantuan një përzgjedhje cilësore të verërave, bimëve mjekësore dhe aromatike, si dhe kafesë.
Kjo është hera e dytë që AIDA organizon pjesëmarrjen në këtë panair, duke vijuar përpjekjet për të promovuar eksportet shqiptare në tregun grek dhe më gjerë.