Shqipëria në Expo Food 2025 – Dita e tretë!

🇦🇱 Shqipëria në Expo Food 2025 – Dita e tretë!
🤝Në kuadër të Food Expo Athine, një nga panairet më të mëdha të industrisë ushqimore në rajon, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) organizoi një takim me Unionin Grek të Shitësve me Shumicë (UGW – Wholesalers Greek Union).
💡Ky takim synon të lehtësojë hyrjen e produkteve shqiptare në tregun grek dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Përfaqësues të AIDA-s dhe UGW diskutuan mbi mundësitë konkrete për shpërndarjen e produkteve shqiptare në rrjetet greke të shitjes me shumicë, duke identifikuar kategori të vecanta me potencial eksporti.
👉Ky është një moment i rëndësishëm për të forcuar praninë e bizneseve shqiptare në rajon dhe për të ndërtuar partneritete afatgjata me distributorët grekë.
📅 Date: 8-10 Mars 2025
📍 Location: Metropolitan Expo, Athinë
BACK TO NEWS