
Në ditën e dytë të pjesëmarrjes në MIPIM 2025, vjen një tjetër lajm i mirë që reflekton interesin e shtuar mbi sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri.

Drejtoresha Ekzekutive e AIDA, znj. Laura Saro, nënshkroi një Marrëveshje me Miami Association of REALTORS, e cila do të ndihmojë në promovimin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për investime në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Kjo marrëveshje do të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi, shkëmbimi informacioni dhe promovimi të tregut tonë në një rrjet global profesionistësh të pasurive të paluajtshme në MAIAMI dhe më gjerë.
MIAMI ASSOCIATION of REALTORS përfaqëson rreth 60 000 profesionistë të fushës dhe ka marrëveshje me 279 organizata ndërkombëtare të këtij sektori në mbi 70 vende të botës.

Një tjetër hap i rëndësishëm ky, për tërheqjen e investitorëve ndërkombëtarë në Shqipëri!