Forumi i Biznesit Shqipëri-Francë

🇦🇱🤝🇫🇷Forumi i Biznesit Shqipëri-Francë
📢AIDA, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Shqipëri, organizoi Forumin e Biznesit Shqipëri-Francë, me pjesëmarrjen e një delegacioni të rëndësishëm nga MEDEF International, kryesuar nga Z. Christophe PETIT.
💼 Kompanitë elitare franceze nga ky delegacion, shprehën interes për bashkëpunime në Shqipëri, ndërsa investimet franceze kanë njohur rritje përgjatë viteve të fundit, duke e renditur Francën në vendin e 7-të të kontribuesve të Investimeve të Huaja Direkte në Shqipëri.
🎙️Paneli i diskutimit mblodhi figura kyçe të ekonomisë shqiptare:
✅ Znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e shtetit për sipërmarrjen dhe klimën e biznesit
✅ Znj. Blerta Rama, Zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
✅Znj. Laura Saro, Drejtore Ekzekutive e AIDA-s
✅ Znj. Florenca Haxhi, CEO e Durana-Tech Park, AIC
✅ Z. Gentjan Kerri, Zëvendës CEO i Fondit Shqiptar të Zhvillimit
✅ Z. Dritan Delija, CEO i TEDA Tirana
✅ Sh.S.Znj. Catherine Suard, Ambasadore e Francës në Shqipëri, prezantoi delegacionin francez dhe shprehu gadishmërinë e palëve për bashkëpunim sa më frytdhënës.
✨Gjatë forumit u prezantuan potencialet e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe roli i Shqipërisë si një destinacion atraktiv për investime, ku delegacioni pati mundësinë e drejtimit të pyetjeve konkrete për panelistët.
🔗 Në vijim, u zhvilluan takime B2B mes bizneseve shqiptare dhe franceze, duke hapur rrugën partneriteteve dhe mundësi të reja!
BACK TO NEWS