AIDA zhvilloI takim me Bankën Islamike për Zhvillim në kuadër të organizimit të “Tirana Investment Conference”.

AIDA zhvilloI takim me Bankën Islamike për Zhvillim në kuadër të organizimit të “Tirana Investment Conference”.
💡Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e “Tirana Investment Conference”, një nga ngjarjet më të rëndësishme për promovimin e mundësive investuese në Shqipëri, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) zhvilloi një takim me përfaqësues të Bankës Islamike për Zhvillim (IsDB).
🤝Takimi kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimin e partnerëve strategjikë në mbështetje të konferencës, me qëllim tërheqjen e investitorëve potencialë nga vendet anëtare të IsDB dhe më gjerë.
✨Përmes kësaj konference, AIDA synon të prezantojë potencialet kryesore që ofron Shqipëria për investime në sektorët prioritarë, duke krijuar ura të reja bashkëpunimi mes investitorëve ndërkombëtarë dhe institucioneve shqiptare.
BACK TO NEWS