AIDA Ju fton të bëheni pjesë e Panairit Ndërkombëtar “Halal Expo Sarajevo 2025”
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit te Investimeve, Ju fton të bëheni pjesë e Panairit Ndërkombëtar “Halal Expo Sarajevo 2025”, i organizuar në bashkëpunim me Agjencinë për Certifikimin e Cilësisë Hallall në Bosnje dhe Hercegovinë, i cili do të zhvillohet në datat 17-19 qershor 2025, në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës.
Qëllimi i këtij panairi, është të ndihmojë kompanitë të rrisin shitjet duke i prezantuar produktet dhe shërbimet e tyre blerësve nga bota arabe dhe Azia Juglindore dhe të forcojë rolin e Bosnje dhe Hercegovinës si një urë natyrore midis Evropës dhe botës myslimane në fushën e produkteve dhe shërbimeve hallall.
Kompanitë dhe vizitorët e interesuar mund të marrin informacion shtesë për Panairin, duke përfshirë dhe informacionin se si të regjistroheni për pjesëmarrje, përmes faqes zyrtare: http://www.halalexposarajevo.com/, përmes adresës së postës elektronike: info@halalexposarajevo.com ose numrit të telefonit: +38762200220.