AIDA ju bën me dije se në datat 4- 7 dhjetor 2025, do te zhvillohet në Zagreb, Kroaci, “Panairi i Ushqimit dhe Jetesës së Shëndetshme”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ju bën me dije se në datat 4- 7 dhjetor 2025, do te zhvillohet në Zagreb, Kroaci, “Panairi i Ushqimit dhe Jetesës së Shëndetshme”  i fokusuar në temën e ushqimit, të jetuarit të shëndetshëm dhe rikthimit në natyrë dhe stileve të shëndetshme të jetesës. Prezantimi në Panairin e Zagrebit është një mundësi ideale për të promovuar dhe prezantuar industrinë ushqimore, prodhuesit e ushqimit etj.

Ftohen kompanitë shqiptare të prodhimit të ushqimit të ekspozojnë të gjitha produktet ushqimore, për shembull qumështin dhe nënproduktet e qumështit, djathin, frutat dhe produktet e frutave, çokollatën dhe nënproduktet e çokollatës, produktet e arrave, ullinjtë dhe vajin e ullirit, perimet e freskëta dhe të ngrira, mishin dhe nënproduktet e mishit, verë, ujë, birrë, liker, pije joalkoolike, ëmbëlsira, mjaltin, ushqimet organike etj.

 

Broshura: https://aida.gov.al/wp-content/uploads/2025/04/Food-and-Healthy-Living-Fairs_presentation.pdf

Llojet e produkteve: https://aida.gov.al/wp-content/uploads/2025/04/Product-Groups-en.pdf

Formulari i regjistrimit: https://aida.gov.al/wp-content/uploads/2025/04/HRANA-I-ZDRAVO-ZIVLJENJE-A3-EN.pdf

BACK TO NEWS