FTESË PËR PJESËMARRJE NË PANAIRIN NDËRKOMBËTAR “FOOD & DRINKS” 14–16 NËNTOR 2025 , SELANIK

📢 FTESË PËR PJESËMARRJE NË PANAIRIN NDËRKOMBËTAR “FOOD & DRINKS” 14–16 NËNTOR 2025 , SELANIK
🇦🇱 Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) informon kompanitë shqiptare të sektorit agroushqimor dhe të pijeve mbi mundësinë e pjesëmarrjes në një nga aktivitetet më të rëndësishme për industrinë ushqimore në rajon: Panairin “Food & Drinks” të organizuar nga Detrop, në Selanik.
✨ Food & Drinks është konceptuar për të theksuar cilësinë mesdhetare, identitetin rajonal dhe prodhimin e orientuar drejt eksportit ndërsa promovon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rritjen e tregut.
📌 Panairi përfshin :
🤝 Takime të organizuara B2B me blerës të përzgjedhur
💡 Evente paralele mbi inovacionin, trendet dhe traditën në sektor
🌍 Pjesëmarrës nga vende të ndryshme, në një mjedis multikulturor
🛍️ Mundësi prezantimi të produkteve shqiptare për tregjet rajonale dhe më gjerë
💼 Paketat për pjesëmarrje:
Organizatorët kanë ofruar për Ambasadën Shqiptare në Athinë një paketë ekspozimi preferenciale për kompanitë shqiptare:
💶 500 € + TVSH për një stendë 9 m² (përfshirë pajisjet bazike)
➕ 97.50 € + TVSH për çdo m² shtesë
👥 100 € + TVSH për çdo kompani shtesë në rast bashkë-ekspozimi
📩 Kompanitë e interesuara janë të lutura të shprehin interesin e tyre pranë diplomacia.ekonomike@mfa.gov.al e cila do të mundësojë komunikimin me Ambasadën Shqiptare në Athinë, kjo e fundit do të koordinojë më tej me organizatorët grekë për rezervimin e stendave dhe pjesëmarrjen tuaj në panair.
🚀 Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e një platforme prestigjioze që ndërthur gastronominë, tregtinë dhe eksportin në zemër të Mesdheut!
🌐 Për më shumë informacion rreth panairit vizitoni linkun : www.foodanddrinks-expo.gr
BACK TO NEWS