FTESË PËR PJESËMARRJE Panairi “Fruit Poland 2025”

📢 FTESË PËR PJESËMARRJE
🇵🇱 Panairi “Fruit Poland 2025”
📅 2 – 4 Dhjetor 2025
📍 Varshavë, Poloni
🌱 Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) njofton se në datat 2–4 Dhjetor 2025, në Varshavë, Poloni, do të zhvillohet panairi ndërkombëtar “Fruit Poland – International Fruit Fair”.
🍎 Ky panair është një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë frutore në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke mbledhur:
👩‍🌾 Prodhues
🚚 Eksportues
🏭 Përpunues
🤝 Aktorë të sektorit agro-frutor nga rajoni
📊 Edicioni i fundit:
• 100+ kompani ekspozuese
• 5,000+ vizitorë profesionistë
✨ Fruit Poland ofron mundësi të jashtëzakonshme për:
🌍 Promovimin e produkteve frutore shqiptare në tregun strategjik europian
🤝 Takime B2B me blerës, shpërndarës dhe zinxhirë furnizimi
⚙️ Akses në teknologjitë më të fundit të kultivimit dhe përpunimit të frutave
🎤 Pjesëmarrje në forume profesionale si “European Fruit Industry Congress”
🍒 Potenciali i kompanive shqiptare:
• Fruta të freskëta: shegë, mollë, agrume, kumbulla, qershi, etj.
• Produkte të përpunuara: reçelra, lëngje natyrale, fruta të thata, BIO
• Ndërtimi i imazhit “Made in Albania” si cilësor dhe konkurrues
🔗 Më shumë informacion: fruitpolandexpo.com/en
📧 Kontakti: biuro.podawcze2@warsawexpo.eu
BACK TO NEWS