AIDA në bashkëpunim me SIPPO Albania, në kuadër të organizimit dhe pjesëmarrjes me stendë në panairin ndërkombëtar “Riga Food 2025”, organizoi 7 vizita

🤝 AIDA në bashkëpunim me SIPPO Albania, në kuadër të organizimit dhe pjesëmarrjes me stendë në panairin ndërkombëtar “Riga Food 2025”, organizoi 7 vizita në kompnaitë që do të marrin pjesë në stendën e Shqipërisë.
👉 Qëllimi i këtyre vizitave është njohja me produktet e kompanive, proçeset e tyre të punës, duke filluar nga prodhimi e deri në e produktin final, tregjet e huaja, shërbimet e marketingut, pritshmëritë e tyre, organizimin e takimeve B2B, me qëllim hartimin e një plani për pjesëmarrjen në panair.
🥗 Kompanitë janë të sektorit të agro-ushqimit dhe përpunimit:
✅ Kompania “FENIX I.C Shpk” e specializuar në prodhimin e ullinjve dhe të Vajit ekstra të virgjër të Ullirit.
✅ Kompania “DESINA BALLKAN SHPK” operuese në sektorin e prodhimit dhe tregtimit të përpunimit të frutave dhe perimeve dhe koncetrateve të tyre.
✅ Kompania “Morava Group” me aktivitet në prodhimin, përpunimin, paketimin dhe tregtimin e Mjaltit.
✅ Kompania “Dhërmiu Olive Oil” SHPK me aktivitet në fushën e prodhimit dhe ambalazhimin e vajit të ullirit në shishe.
✅ Kompania Lo-Am Medicine me aktivitet në sektorin e prodhimit dhe tregtimit të të Bimëve Medicinale, kërminj, këpudha etj.
✅ Kompania “FRAGOLAND” SHPK e specilizuar në prodhimin e Luleshtrydheve të freskëta.
✅ Kompania “ALBANIA PIEMONTE” SH.P.K operuese në fushën e prodhimit dhe tregtimit të domateve të thara dhe koncetrateve të tyre.
📈 Kjo iniciativë vijon strategjinë e AIDA-s për të nxitur bizneset shqiptare për eksport.
📅 Panairi “Riga Food 2025, do të zhvillohet në datat 04-06 Shtator 2025, në Letoni.
BACK TO NEWS