LIDL & AIDA – Një hap më pranë bashkëpunimit

🤝 LIDL & AIDA – Një hap më pranë bashkëpunimit
📍 Sot u zhvillua një takim tjetër mes përfaqësuesve të bordit drejtues dhe niveleve të larta të kompanisë LIDL, Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), dhe Autoritetit Portual Durrës (APD), në kuadër të procesit për zgjerimin e aktivitetit të kompanisë gjermane në Shqipëri.
💡Takimi theksoi angazhimin e palëve për të krijuar kushte sa më të favorshme për hyrjen e LIDL në tregun shqiptar, duke hapur perspektiva të reja për konsumatorët dhe bizneset vendase.
📈 Ky proces shënon një zhvillim të rëndësishëm ekonomik, i cili pritet të sjellë rritje të punësimit, mbështetje për prodhuesit vendas dhe një standard të ri konkurrueshmërie në treg.
BACK TO NEWS