Forumi i Biznesit i Procesit të Berlinit

🇪🇺 Forumi i Biznesit i Procesit të Berlinit
💬 Forumi i Biznesit i Procesit të Berlinit u hap me panelin “Investimet në Ballkanin Perëndimor”, i bashkorganizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Departamenti i Tregtisë dhe Biznesit i Mbretërisë së Bashkuar.
🤝 Në këtë panel morën pjesë përfaqësues të gjashtë Agjencive të Promovimit të Investimeve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues nga UK Export Finance, si dhe investitorë ndërkombëtarë.
🇦🇱 Në këtë kuadër, e pranishme ishte edhe Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, znj. Laura Saro, së bashku me përfaqësues të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).
💡 Qëllimi i takimit ishte paraqitja e projekteve strategjike të rajonit dhe eksplorimi i mundësive të reja për investime të qëndrueshme dhe zhvillim në fushën e energjinë së pastër.
🌍 Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për të nxitur rritjen ekonomike, inovacionin dhe tranzicionin e gjelbër në Ballkanin Perëndimor.
BACK TO NEWS