Në Tiranë, në ditën e dytë të Forumit të Investimeve EU–WB6, më 14 tetor, u zhvilluan panelet kryesore sektoriale.

📍 Në Tiranë, në ditën e dytë të Forumit të Investimeve EU–WB6, më 14 tetor, u zhvilluan panelet kryesore sektoriale për të diskutuar mundësitë e investimeve në sektorët strategjikë të Ballkanit Perëndimor.
💡 Panelet sektoriale përfshinë temat:
🏭 Lëndët e Para Kritike
⚡ Energjia
💻 Transformimi Digjital
🌿 Bioekonomia
🌍 Hoteleri & Ekonomia Qarkulluese
🤝 Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) mori pjesë në panelin “Hoteleri dhe Ekonomi Qarkulluese”, ku prezantoi mundësitë dhe politikat e reja që Shqipëria ofron për investitorët e huaj.
🎙️ Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, znj. Laura Saro, theksoi se Shqipëria ofron jo vetëm incentiva fiskale, por edhe procedura të thjeshta dhe transparente për autorizimin e investimeve, që lehtësojnë hyrjen e investitorëve në tregun shqiptar dhe promovojnë integrimin e ekonomisë sonë në Bashkimin Europian.
🏢 Pjesë e panelit ishin edhe kompani të mëdha si: Titan Group, Alma Ras, Suez, Balfin Group, të cilat prezantuan projekte investuese ndërkombëtare dhe lokale.
🌱 Pjesëmarrja e AIDA-s nënvizon angazhimin e vendit për të nxitur investime të qëndrueshme dhe inovative.
BACK TO NEWS