AIDA mirëpriti një delegacion me kompani polake
AIDA mirëpriti një delegacion me kompani polake
Sot, AIDA priti në një takim Ambasadorin e Polonisë në Shqipëri, Z. Wojciech Unolt, si dhe një delegacion prej 8 kompanish polake që operojnë në sektorët e energji së rinovueshme, pasurive të paluajtshme, teknologjisë së informacionit dhe mbrojtjes.
Takimi u fokusua tek marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, bashkëpunimin e frytshëm ekonomik si dhe shkëmbimin e informacioneve mbi realizimin e projekteve të investimit në këta sektorë.
Kompanitë polake shprehën interes për të investuar në Shqipëri, duke sjellë teknologji moderne dhe praktikat më të mira në fushat e tyre të veprimtarisë

