4 November 2025
Sot hapi dyert panairi ndërkombëtar A+A 2025 në Dyseldorf, Gjermani — ngjarja më e madhe në botë për veshjet e punës, veshjet mbrojtëse dhe veshjet speciale 👷

AIDA organizon një pavijon kombëtar, ku 5 kompani shqiptare po prezantojnë produktet “Made in Albania” për mijëra vizitorë ndërkombëtarë.
Interesi për prodhuesit shqiptarë është i lartë, me takime të vlefshme B2B qe i hapin rruge partneriteteve me kompani nga vendet e BE-së.
Përfaqësuesit e AIDA dhe Proeksport zhvilluan gjithashtu një takim me ekspertët e programit zviceran SIPPO, duke diskutuar mundësitë për hyrjen e kompanive shqiptare në tregun zviceran dhe për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare në segmentin e veshjeve të punës.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në A+A 2025 tregon potencialin e industrisë sonë për cilësi, qëndrueshmëri dhe bashkëpunim evropian.

