Dita e dytë e Panairit Ndërkombëtar A+A 2025 – Interes i lartë për prodhuesit shqiptarë

Dita e dytë e Panairit Ndërkombëtar A+A 2025 – Interes i lartë për prodhuesit shqiptarë
Në ditën e dytë të Panairit Ndërkombëtar A+A 2025 në Düsseldorf, Gjermani, aktivitetet në Pavijonin Kombëtar të Shqipërisë, të organizuar nga AIDA, vijuan me ritme të larta.
Kompanitë shqiptare pjesëmarrëse vijuan me takimet B2B me përfaqësues të kompanive ndërkombëtare, duke prezantuar produktet “Made in Albania” dhe kapacitetet e tyre prodhuese në sektorin e veshjeve të punës dhe PPE-ve.
Interesi nga kompanitë e huaja vijon të jetë shumë i lartë, me vizita të shumta në stendën shqiptare dhe diskutime konkrete për mundësi bashkëpunimi.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në A+A 2025 po dëshmon gjithnjë e më shumë rëndësinë dhe konkurrueshmërinë e industrisë tekstile shqiptare, duke e pozicionuar vendin si një partner të besueshëm në tregjet ndërkombëtare.
BACK TO NEWS