Përmbyllet sot me sukses fushata e outreach e AIDA-s në panairin COMPAMED në Düsseldorf
Në ditën e dytë të panairit ndërkombëtar COMPAMED, AIDA zhvilloi takime të tjera të rëndësishme me kompani nga industria e teknologjisë mjekësore dhe prodhimit 
, në kuadër të fushatës së përbashkët të outreach me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (Regional Cooperation Council).
AIDA u takua me kompani të specializuara si në prodhimin e elementeve të industrisë mjekësore, ashtu edhe në segmentin e paketimit 
. Disa prej tyre kanë tashmë partneritete me kompani që operojnë në Shqipëri —një bazë solide që mund të shërbejë si pikënisje për investime të reja në vend.
AIDA do të vijojë me follow-up me të gjitha kompanitë e takuara për të thelluar më tej mundësitë e bashkëpunimit 
.

