Dita e dytë në Expo Dubai “Organic & Natural”
Dita e dytë në Expo Dubai “Organic & Natural” 

Interesi për produktet dhe shërbimet shqiptare vijon të jetë i lartë, ndërsa kompanitë pjesëmarrëse po zhvillojnë takime të strukturuara B2B
me biznese nga rajone të ndryshme të botës. Këto ndërveprime po shndërrohen në mundësi reale bashkëpunimi, teksa disa marrëveshje dhe kontrata paraprake po nënshkruhen drejtpërdrejt në panair 
.
AIDA mbetet pranë sipërmarrjeve shqiptare, duke i mbështetur në çdo hap, lehtësuar kontaktet dhe promovuar fuqishëm potencialin e tyre konkurrues në tregjet ndërkombëtare 
.
Ecuria e ditës së dytë konfirmon se produktet “Made in Albania” po tërheqin vëmendjen e partnerëve globalë dhe po hapin rrugë të reja bashkëpunimi
.

