Kompanitë japoneze vizitojnë Portin e Durrësit: Fokus te projektet strategjike dhe mundësitë e bashkëpunimit

⚓ Kompanitë japoneze vizitojnë Portin e Durrësit: Fokus te projektet strategjike dhe mundësitë e bashkëpunimit
📍 Sot, në ambientet e Autoritetit Portual Durrës u zhvillua një takim informues me pjesëmarrjen e kompanive japoneze, të cilat po zhvillojnë një sërë aktivitetesh në kuadër të vizitës së tyre zyrtare në Shqipëri. Gjatë takimit, delegacioni u njoh me strukturën, funksionimin dhe shërbimet e portit aktual, një nyje kyçe për transportin detar dhe tregtinë në rajon.
🏗️ Autoriteti Portual prezantoi gjithashtu planet për Portin e ri të Porto Romanos, duke paraqitur mundësitë e zhvillimit, kapacitetet moderne dhe rëndësinë strategjike që projekti pritet të sjellë për ekonominë kombëtare. Delegacioni u informua edhe për projektin “Durrës Yachts and Marina”, një nismë e rëndësishme që synon të nxisë zhvillimin turistik dhe ekonomik të zonës bregdetare.
🤝 Gjatë diskutimeve, disa nga kompanitë japoneze shprehën interes të veçantë për infrastrukturën portuale, lidhjet rajonale dhe potencialin e Durrësit si një qendër e rëndësishme tregtare dhe logjistike. Ata vlerësuan pozicionin gjeostrategjik të portit dhe mundësitë që ai ofron për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.
🛳️ Vizita u përmbyll me një tur në terren, ku delegacioni pati mundësinë të njihte nga afër proceset operacionale dhe kapacitetet aktuale të portit.
BACK TO NEWS