Ftesë për Pjesëmarrje në Panairin Ndërkombëtar Holiday & SPA Expo 2026, më datat 12–14 shkurt 2026, Sofje, Bullgari
Ftesë për Pjesëmarrje në Panairin Ndërkombëtar Holiday & SPA Expo 2026, më datat 12–14 shkurt 2026, Sofje, Bullgari
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ju informon se më 12–14 shkurt 2026 do të zhvillohet në Sofje, Bullgari, panairi ndërkombëtar Holiday & SPA Expo – një nga aktivitetet më të rëndësishme të industrisë së turizmit në rajonin e Ballkanit.
Tregu i turizmit në Ballkan po rritet me ritme të shpejta, dhe ky panair ofron mundësi të shkëlqyera për kompani, organizata turistike dhe ofrues të shërbimeve për të:
· krijuar kontakte të reja biznesi përmes platformës së matchmaking-ut dhe programit të hosted buyers;
· zgjeruar bashkëpunimin me operatorë turistikë, hotele dhe organizata turistike nga rajoni dhe më gjerë;
· ndjekur trendët më të fundit dhe prezantimet profesionale në seminarë, sesione informuese dhe takime biznesi;
· eksploruar zgjidhje digjitale në zonën Digital Box;
· përfituar mundësi shtesë për promovim dhe reklamim gjatë ekspozitës.
Edicioni i vitit 2025 mblodhi mbi 240 ekspozues nga 3 kontinente, më shumë se 18,000 vizitorë, si dhe kompani nga 17 vende të ndryshme. Panairi prezantoi një gamë të gjerë ofertash turistike, nga turizmi malor, detar dhe kulturor, te SPA & wellness, vreshtaria & gastronomia, turizmi aventurier, mjekësor dhe shumë të tjera.
Rezervoni deri më 21 nëntor dhe përfitoni 10% zbritje në tarifën e hapësirës së ekspozimit.
Për më shumë informacion rreth këtij panairi, lutem konsultoni linkun:
Për çdo informacion shtesë, mos hezitoni të kontaktoni organizatorët:

