Tradita jonë udhëton globalisht!

🌍 Tradita jonë udhëton globalisht!
Sot, në një tryezë të veçantë kushtuar gastronomisë, ushqimi u bë ura që lidh kultura dhe njerëz ku të panishem në këtë tryezë ishin :
🏛️ Përfaqësuesit e institucioneve qeveritare, partnerë të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit
🤝 Përfaqësuesit e ambasadave, që sjellin frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar
🏨 Hotelet kryesore të vendit, që janë ambasadorët tanë të mikpritjes dhe 🧑‍🍳 shkollat profesionale, që përgatisin talentet që do të udhëheqin gastronominë e së nesërmes.
Pjesëmarrësit ishin të bashkuar për të diskutuar se si shija dhe tradita mund të krijojnë bashkëpunime dhe të promovojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
👨‍🍳 Ngjarja u nderua nga Z. Guillaume Gomez, President i Groupe Gastronomie, ish Shefi i Kuzhinës së Pallatit Élysée dhe Shef i Presidencës Franceze, i nderuar me titullin e lart “Meilleur Ouvrier de France”, i cili vlerësoi artin e gatimit shqiptar dhe potencialin e tij si instrument delikat i diplomacisë.
👩‍💼 Drejtoresha e AlDA-s, znj. Laura Plaku Saro, u shpreh se:
“Ky aktivitet tregon se tradita jonë kulinare nuk është vetëm pjesë e kulturës sonë, por edhe një instrument i fuqishëm i diplomacisë në vijim ”
💬 Diskutimet u fokusuan në :
🥗 Promovimi i ushqimit të shëndetshëm dhe produkteve vendase,
🌐 Gastronomia si mjet i bashkëpunimit dhe diplomacisë kulturore,
🧭 Rritja e turizmit cilësor përmes shijes autentike,
🎓 Edukimi profesional si bosht i zhvillimit të gastronomisë.
…tek promovimi i produkteve vendase, ushqimi i shëndetshëm, turizmi cilësor dhe edukimi profesional elementë që së bashku krijojnë historinë e gastronomisë shqiptare dhe e bëjnë atë një ambasadore të vërtetë të kulturës sonë.
💫 Në fund, mes recetave dhe ideve, u dëshmua se kuzhina nuk është vetëm ushqim – është art, kulturë dhe lidhje ndërkombëtare.
BACK TO NEWS